Iftarin e parë, Jahjaga ua shtron gazetarëve afganë të strehuar në Kosovë

Prishtinë | 23 Mar 2023 | 21:04 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ish-presidentja Atifete Jahjaga, iftarin e parë të këtij muaji e shtroi për gazetarët afganë të strehuar në Kosovë.

Gjatë këtij iftari, kolegët afganë patën rastin të njihen nga afër me presidenten Jahjaga, teksa i treguan përvojat e tyre të ikjes nga Afganistani pas marrjes nën kontroll nga Talebanët, si dhe disa nga traditat e tyre në pritjen e këtij muaji.

Ndëkohë, Jahjaga njoftoi gazetarët për Fondacionin që e drejton, si dhe punën që bënë për fuqizimin e grave në Kosovë.

Të ngjashme