IKAP përkrahu IPK-në me trajnim për trajnerë

Prishtinë | 09 Nën 2017 | 16:44 | Nga

Në një ceremoni rasti që u mbajt sot në objektin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP)  certifikoi si trajnerë 21 hetues dhe  inspektor të  Inspektoratit Policor të Kosovës.

 Ky certifikim erdhi pas një moduli trajnimi intensiv i cili u zhvillua në ambientet e Inspektoratit Policor të Kosovës nga profesionistë të IKAP-it.  

  Në këtë ceremoni certifikimi morën pjesë dy udhëheqësit e këtyre institucioneve, Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së z. Hilmi Mehmeti dhe znj.Refike Sulçevsi – Drejtoreshë e Përgjithshme e IKAP-it,  të cilët solemnisht shpërndanë edhe certifikatat për inspektorët dhe hetuesit që me sukses kanë ndjekur këtë modul trajnimi.

 Inspektorati Policor i Kosovës falënderon IKAP-in për kontributin dhe bashkëpunimin e dhënë për ngritjen e kapaciteteve profesionale në Inspektoratin Policor të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme