Kryetari i Komunës së Istogut dhe kandidati i LDK-së për një mandat tjetër, Ilir Ferati ka vizituar familjen Bardhecaj dhe banorët e fshatit Muzhevina. Në një postim në Facebook, Ferati u shpreh se ka evidentuar kërkesat e banorëve. “Diskutimet ishin shumë të afërta, njësoj si edhe evidentimi i kërkesave të tyre. Ky është rezultat i […]
Ilir Ferati viziton familjen Bardhecaj: Diskutimet ishin të afërta

Kryetari i Komunës së Istogut dhe kandidati i LDK-së për një mandat tjetër, Ilir Ferati ka vizituar familjen Bardhecaj dhe banorët e fshatit Muzhevina.
Në një postim në Facebook, Ferati u shpreh se ka evidentuar kërkesat e banorëve.
“Diskutimet ishin shumë të afërta, njësoj si edhe evidentimi i kërkesave të tyre. Ky është rezultat i familjarizimit me banorët tanë, të cilët besojnë në rrugëtimin tonë që po vazhdon e po bëhet çdo ditë e më i fuqishëm. Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar ai.













