Instituti i Shëndetit kërkon ndihmën e qytetarëve: Ju lutem qëndroni mbyllur këto 2 javë

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 21:55 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një njoftimi në Facebook, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët që t’iu përmbahen udhëzimeve të IKSHPK-së, të qëndrojnë mbyllur në shtëpi këto 2 javë.

Përmes njoftimit kanë bërë thirrje që të qëndrohet brenda pasi që virusi nuk ka këmbë, prandaj të mos i japin qytetarët këmbë në shtëpitë e tyre.

“Ky fre mund të ndalet në dy javët e ardhshme me ndihmën tuaj. Andaj, na ndihmoni ta frenojmë bashkë me forcë të përbashkët.Virusi nuk ka këmbë, mos ia jepni këmbët virusit që të vij tek ju”, shkruhet në njoftim.

Sot, numri i të infektuarve me virusin Covid-19 në Kosovë, ka shkuar në 71

Të ngjashme