Interesim i jashtëzakonshëm për albumin e ri të Ritës, ua shpërndan fansave me autografe

Prishtinë | 24 Nën 2018 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja Rita ora publikoi së fundmi albumin e saj më të ri “Phoenix”, pas një pritje të gjatë gjashtëvjeçare që nga lansimi i albumit të saj më të fundit.

Përveç platformave online, këngëtarja shqiptare ka nisur provimin edhe në formë fizike të albumit, dhe këtë e ka bërë duke u dhuruar postera me autografë fansave të saj më të zjarrtë.

Rita publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi, ku shfaqej mjaft e emocionuar nga takimi me fansat në “Echo Arena”, në Liverpool.

“Ka qenë një ditë emocionuese deri më tani, Ritabots. Unë nuk mund t’ju falënderoj ju të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen. Ishte e mahnitshme të shihja fytyrat që tashmë i njihja dhe fytyrat e reja. Duke pritur që nesër ta bëj sërish në HMV në Londër. Dhe faleminderit gjithë-secilit që tashmë keni blerë albumin”, ka shkruar Rita në Instagram.

Përndryshe, albumi “phoenix” i këngëtares Ora aktualisht renditet i pari në iTunes-in global.

Ndërkohë, albumi përfshin edhe plot këngë të reja, të cilat janë publikuar tashmë në YouTube dhe janë pritur shumë mirë nga publiku.

Rita është duke bërë promovimin e albumit të saj gjithandej nëpër vende të ndryshme të botës, duke dëshmuar kështu se puna e saj e madhe po shpërblehet me sukses.

https://www.instagram.com/p/BqiM8g2HBCY/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme