Interi dhe Real Madridi takohen përsëri në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve këtë vit dhe për italianët është një kujtesë e padëshiruar në sezonin e kaluar, ashtu si dy edicionet e mëparshme, ata nuk arritën të kualifikoheshin në 16-shën e fundit të garës.
Trajneri i Interit , Simone Inzaghi nuk ishte në krye sezonin e kaluar kur Nerazurrët përfunduan në fund të grupit, pas Shakhtar Donetsk, Borussia Monchengladbach dhe kundërshtarëve të së mërkurës, Real Madridit.
Sidoqoftë, strategu i ri do të jetë i vetëdijshëm se tifozët dhe klubi do të presin që ai të dëbojë mallkimin e fazës së grupeve dhe të kompensojë zhgënjimet e sezoneve të fundit.
Los Blancos e mposhtën Interin në shtëpi dhe jashtë vitin e kaluar, kështu që ekipi i Inzaghit e ka për detyrë që tifozët e tyre të mos të kenë ndjesinë e një ‘deja vu’ në Stadio Giuseppe Meazza.
Në 2018/19 dhe 2019/20, të paktën Interi arriti të përfundojë i treti dhe për këtë arsye ra në Ligën e Evropës, por qëllimi i tyre është gjithmonë të qëndrojnë në Ligën e Kampionëve, ku ata mendojnë se i përkasin, edhe pse nuk kanë qenë aq larg të 16-ta e fundit që nga sezoni 2011/12, kur u eliminuan nga Marseille.
Fituesit e vitit 2010 nuk kanë pasur aventurën më të mirë në Ligën e Kampionëve kohët e fundit dhe kanë vetëm tre fitore në 16 ndeshjet e tyre të fundi, së bashku me gjashtë barazime dhe shtatë humbje.
As Nerazzurët nuk do të jenë të kënaqur të grupohet me një ekip tjetër spanjoll. Në 10 ndeshjet e tyre të fundit kundër kundërshtarit të La Liga, ata kanë arritur vetëm një fitore.
Fitimi i Scudettos pas 11 vitesh i ka dhënë Interit një ndjesi të mirë dhe arsye për optimizëm, pavarësisht fatit të tyre të mallkuar në fazën e grupeve dhe kundër ekipeve spanjolle, dhe të mërkurën (sot) ata do të kenë mundësinë për t’i rregulluar gjërat.