Interi e ka bërë një hap më afër titullit të parë në Serie A pas rreth një dekade, pasi e mundi Hellas Veronën 1:0, ndërkohë që rivali i tij Juventusi u ndal nga Fiorentina me një barazim 1:1.
Matteo Darmian e shënoi golin e vetëm dhe të tri pikëve për skuadrën e Antonio Contes në Giuseppe Meazza të dielën, ndaj një Verone kokëfortë, raporton Gazeta Express.
Kjo fitore nënkupton se Interi tani ka krijuar një epërsi prej 13 pikëve ndaj Milanit, i cili e ka një ndeshje më pak të zhvilluar, dhe po aq ndaj Juventusit në vendin e tretë.