Skuadra e Interit nuk e ka ndërmend të dorëzohet për transferimin e mbrojtësit të Napolit, Elseid Hysajt, në fund të këtij edicioni, përcjell të mërkurën “FcInternews.it”.
Bëhet e ditur se drejtuesit e Interit tashmë kanë kontaktuar Napolin dhe për kartonin e Hysajt janë të gatshëm të paguajnë deri 20 milionë euro, transmeton Koha Ditore.
Hysaj, 25-vjeçar, pëlqehet nga trajneri i Interit, Luciano Spalletti, që e sheh reprezentuesin e Shqipërisë si përforcim të duhur për krahun e djathtë të mbrojtjes.
Hysaj ka kontratë me Napolin deri në vitin 2021, por mund të largohet nga ekipi pasi ka humbur vendin e titullarit. Hysaj te Napoli është transferuar në vitin 2015 nga Empoli për pesë milionë euro.