Interi me anë të një komunikate zyrtare është distancuar nga koret raciste në stadiumin “Giuseppe Meazza” gjatë ndeshjes së Serie A mes Interit dhe Napolit.
Klubi nga qyteti i Milanos ka reaguar zyrtarisht me anë të një komunikate, ku ka shprehur keqardhjen për koret raciste ndaj mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly.
Interi përmend vlerat e klubit të cilat janë pjesë e historisë si përfaqësuese të integritetit dhe mikpritjes.
Nerazzurët do të luajnë dy ndeshje pa shikues dhe një tjetër pa tifozët ultras, “Curva Nord” sipas një dënimi të shqiptuar nga Lega Calcio.
Komunikata e Interit:
“Që nga marsi i vitit 1908 Interi ka përfaqësuar integritetin, mikpritjen dhe progresivitetin”.
“Historia e qytetit të Milanos është mikpritëse dhe së bashku luftojmë për të ndërtuar një të ardhme pa diksriminim “.
“Ata që nuk ek uptojnë këtë histori, historinë tonë, nuk qëndrojnë me ne”, shkruan në komunikatën e klubit Nerazzur.