Interi mund të kurorëzohet kampion i Italisë këtë fundjavë nëse ata mundin Crotonen dhe Atalanta nuk arrin të triumfojë ndaj Sassuolos.
Humbja 3-0 e Milanit përballë Lazios mbrëmjen e kaluar do të thotë që Atalanta ka marrë vendin e dytë me 68 pikë.
Lojtarët e Antonio Contes do të marrin Scudetton nëse mbyllin Javën e 34-të me një diferencë pre 12 pikësh në krye të tabelës.
Kjo është e mundur me disa kombinime të ndryshme, edhe pse më e mundshmja është nëse Interi mund Crotonen dhe Atalantan nuk arrin të marrë të tre pikë në duhëtim te Sassuolo.
Një tjetër opsion është pak më i komplikuar, pasi do të kërkonte që Interi të barazojë me Crotonen, plus që Atalanta të humbasë te Sassuolo – Napoli, Juventus dhe Milan gjithashtu të pësojnë humbje.
Ndeshja e Interit me Crotonen zhvillohet të shtunën në orën 18:00 në Stadio Scida.