Krahas mesfushës, “Nerazzurri” po planifikojnë të përforcohen edhe në sulm gjatë janarit
Interi e kishte bërë Olivier Giroudin si objektiv kryesor për afatin kalimtar të janarit.
Mirëpo, “Nerazzurri” po hasin në vështirësi për ta transferuar sulmuesin e Chelseat.
Prandaj, Zikaltrit kanë ndërruar destinacion, shkruan Gazeta Express.
Tash, “Sky Sports” shkruan se gjiganti italian ia ka vënë syrin sulmuesit të Napolit, Fernando Llorente.
Sulmuesi spanjoll iu bashkua Napolit si lojtar i lirë verën që shkoi.
Mirëpo, ai mund të përfundojë në “Giuseppe Meazza” në ditët në vazhdim.
Interi po planifikon t’ia ofrojë atij një kontratë 18 muajshe.
Ndërkohë, “Nerazzurri” janë në ofanzivë për mesfushorin e Tottenhamit, Christian Eriksen. /Gazeta Express/