Interi ka rihapur bisedimet me përfaqësuesit e Lautaro Martinez mbi një marrëveshje të re për Argjentinasin.
Sulmuesi ka qenë një lojtarë i rëndësishëm i skuadrës fituese të Scudetto, duke shënuar 16 gola dhe nëntë asistime në 37 ndeshje të Ligës.
Duke e parë situaten e 23 vjeçarit, raportet kanë sugjeruar klubet si Atlantico Madrit dhe Real Madrid, pasi klubi është në vështirësi financiare dhe bisedimet e kontratës kanë ngecur..
Nerazzurri tani ka kontaktuar përfaqësuesit e Lautaro për të zgjidhur çështjet aktuale, shkruan La Gazzetta dello Sport, transmeton Klan Kosova.
Gazeta pretendon se Inter ka treguar dëshirën për të mbajtur qendërsulmuesin në San Siro dhe do të përpiqet të zgjasë me një marrëveshje të re me vlerë 4.5 milion euro në sezon. Të dy palët do të vazhdojnë të diskutojnë në ditët në vijim..
Argjentinasi arriti nga Racing Club në korrik 2018 dhe marrëveshja e tij aktuale skadon në qershor 2023.