IPK rekomandon suspendimin për një zyrtare policore të dyshuar për kanosje

Prishtinë | 13 Sht 2024 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për një zyrtare policore në Prishtinë me dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale  “kanosje”.

Përmes një komunikate për media, thuhet se rekomandimi është bërë bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së në interes të hetimit të rastit.

“Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar dje në orët e pasdites nga ankuesi fillimisht përmes telefonit. Pas pranimit të informacioneve fillestare hetuesit e IPK-së kanë marrë një deklaratë nga ankuesi i cili ka përshkruar rrethanat e rastit”, thuhet në komunikatë.

Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin  kanë ndërmarrë disa veprime hetimore përderisa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Të ngjashme