Isa Mustafa përkujton Bajram Kelmendin dhe dy djemtë e tij

Prishtinë | 25 Mar 2019 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar avokatin Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij (Kastriotin dhe Kushtrimin) me rastin e 20 vjetorit të vrasjes së tyre.

“Sot, po bëhen 20 vjet kur regjimi kriminal serb i kidnapoi më pas i ekzekutoi, avokatin më të dalluar të Kosovës, Bajram Kelmendin dhe dy djemtë e tij Kastriotin dhe Kushtrimin”.

I pari i LDK-së ka thënë se Bajram Kelmendi ishte veprimtar i lirisë dhe pavarësisë në Kosovë. Mustafa ka theksuar se Kelmendi ishte nismëtar i lëvizjes së njohur për pajtimin e gjaqeve, transmeton Klan Kosova.

“Bajrami në kohë të vështira bëri një punë kolosale, me fakte juridike punoi shumë për denoncimin e krimeve të luftës nga regjimi serb”.

“Aktakuzat e para ndaj Sllobodan Millosheviqit dhe ofrimi i të gjitha fakteve për Tribunalin e Hagës ishte aktivitet i Bajram Kelmendit”.

“Bajram Kelmendi po ashtu la gjurmë të pashlyeshme si aktivist dhe kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut”.

“Familja Kelmendi me veprën sublime dhe aktivitetin e tyre politik dhe atdhetar do të përkujtohen gjithmonë”.

Të ngjashme