Ish-aktori i “O sa mirë”, Ernest Zymberi bëhet baba për herë të dytë

Prishtinë | 17 Qer 2021 | 19:17 | Nga Ekonomia Online

Ish-aktori i “O sa mirë”, Ernest Zymberi, është bërë baba për herë të dytë.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij në Facebook.

Ai dhe bashkëshortja e tij kanë mirëpritur një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Rron.

Postimi i plotë:

“Mire se erdhe ne jete RRON!

Duke te pritur ty, Une,Nani e Mara jemi pregaditur qe mbi te gjitha te japim dashuri te pafund. Uroj qe te kesh shendet e shume gezime ne jete. Do te bejme gjithcka qe ne e kemi ne doren tone, qe ty te mos mungoj asgje.

Po ti falim netet pa gjume, sakrificen e dhimbjet e Nanit per juve, lodhjen e merakun tone ne kembim te mbaresise per ty.

Me ty dhe Maren krijuam familjen tone te vogel me dashuri te madhe!

Faleminderit Zot

Faleminderit Dr. Fitnete Rraci Nuraj per profesionalizmin dhe humanitetin!

Falenderojme stafin e American Clinic, per kujdes dhe pritje te jashtzakonshme”. 

Të ngjashme