Ish ambasadori Berisha: Vargut të kotësirave që i ka prodhuar qeveria e Kosovës në këto vite, i shtohet edhe votimi në komunat veriore

Prishtinë | 21 Pri 2024 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Anton Berisha, ish-ambasador i Kosovës, ka thënë se, Sot, vargut të kotësirave që i ka prodhuar qeveria e Kosovës në këto vite, i shtohet edhe votimi në komunat veriore të vendit tonë.

Berisha në postimin e tij të bërë në Facebook, ka deklaruar për fatin e keq një pjesë e madhe e popullatës këndejpari sikur e admirojnë kotesinë e armiqesinë.

“Sot, vargut të kotësirave që i ka prodhuar qeveria e Kosovës në këto vite, i shtohet edhe votimi në komunat veriore të vendit tonë. Resurset shtetërore dhe koha shpenzohen për një veprimtari paraprakisht të ditur – të dështuar. Duke krijuar kriza artificiale kjo qeveri e mbulon një mandat të plotë duke bërë asgjë, dhe nga asgjëja pastaj duke armiqësuar Kosovën me botën demokratike me të vetmin qëllim që qeveria t’iu ikë standardeve europiane që nuk njohin modelin e politikës së kotësisë. Por, per fatin e keq nje pjese e madhe e popullates kendejpari sikur e admirojne kotesine e armiqesine”, ka shkruar Berisha.

Të ngjashme