Ish-asambleistja paralajmëron humbjen e VV-së në Pejë: Albini po iu beson grupeve që po na përçajnë

Prishtinë | 25 Gus 2021 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Ish-asambleistja e Vetëvendosjes në Pejë, Mevlyde Idrizi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka kritikuar strukturat e kësaj partie në këtë qytet se kanë futur në listë për asambleistë për zgjedhjet e tetorit, njerëz ‚që nuk flasin me Albin Kurtin.

“Në listë keni njerëz që nuk flasin me Albinin. Në listë keni njerëz që kanë votu kunder Albinit”, ka shkruar Idrizi.

Tutje, Idrizi ka shkruar se Albini po iu beson grupeve e jo individëve.

“Albini po ju beson grupeve, jo individeve, gjersa grupet po krijojne perqarje ne mes aktivistesh“.

Shkrimi i plotë:

Sondazhet ne debat te TVD mbreme me Gazmend Muhaxherin asgje te perbashket me realitetin ne Peje nuk kane

Sepse ne sondazhe votohet nga e gjithe Kosova dhe jashte saj, ndersa per Pejen votojne qytetaret e Pejes me rrethine

Qe 12 vite qe ju njoh e keni genjy Albinin, po vazhdoni prape, por edhe ma zi bonjani pasi ai ju ka besu e vazhdon t’ju besoj

  1. Asnje Kryetar te Keshillave lokale nuk e keni, e qe jane 30 Keshilla Lokale

I keni disa delegat 5-6 qe kurre asgje nuk kane punu per qytetarin

  1. Asnjeri nga ju nuk merrni pjese ne degjimet buxhetore apo apo takimet me qytetar, asnje kerkese te vetme per qytetarin e Pejes ta beni, ti kuptoni problematikat dhe strukturen e qytetit

3.Lsta eshte e stermbushur me gjysmen e me teper te kandidateve nga AAK dhe PDK, pjesa tjeter Alternative, Lista Guxo dhe IRDK, e nga VV 5-6 vet

Ne liste keni njerez qe nuk flasin me Albinin

Ne liste keni njerez qe kane votu kunder Albinit

Nuk perpilohet lista me familjar e akreba, me nje mbiemer disa vet

Nuk vjen Albini me ju fitu zgjedhjet ne Peje, se tash eshte Kryeminister, ka obligime e pergjegjesi tjera, nuk eshte vetem lider partie

Albini eshte politikan i permasave boterore, njeri i ndershem, e vizionar, i njeh shume mire matematikat ne politike, nuk e ka prioritet Pejen, sepse e di sa dhe si eshte punuar apo jo ne Peje, dhe cilat jane mundesit

Prandaj qytetari i Pejes vendos me 17 Tetor, e ju vazhdoni genjejeni e mashtrrojeni Albinin si çdohere

Ne listen e Vetevendosjes ne Peje une do te loboj dhe do te punoj me perkushtim per:

Angjelina Krasniqin

Aferdita Kastratin

Bujar Agushollin

Albijon Studenicen

Edonis Haxhijaj

Kjo eshte 5 qe do te doja ta shoh ne asamblen e Pejes nga lista e Vetevendosjes

E di qe puna ime dhe sinqeriteti im me kane kushtu, por une nuk ndryshoj, a nuk dorezohem karshi te kqijave, as nuk heshte

Kurre per 12 vite nuk e kam genjy Albin Kurtin, as Vetevendosjen, as nuk e bej asnjehere

Kurre per 12 vite nuk i kam shku pas as Albinit as Vetevendosjes as per pozite, as per ndonje privilegj, as sot nuk i shkoj

Une kam besu ne programin e Vetevendosjes, ne parimet dhe dokumentet baze te Vetevendosjes, ne politikat e saj

Une e kam rrespektu Albinin, e kam vleresu si idol te politikanit, i kam besu verberisht

Ne liste dy here nuk e kam korrit, dy here kam fitu

Perpara largohem nga VV sesa e mashtrroje e punoj kunder VV-se

Ose largohem e nuk punoj kurre per te, por pas shpine nuk punoj kurre

Me largoni sikur e keni zakon

Me distanconi sikur e keni bere per teke e qejfe, pa baze as argument

Me injoroni e anashkaloni si çdohere, pa guxu me u perballe asnjeri me mua

Me linqoni e shantazhoni si te doni se kjo ju shkon per dore

Por, pavaresisht te gjithave, nuk me detyroni t’ja punoj pas shpine Albinit as Vetevendosjes, as ta genjeje per asnje çmim ne bote

Une jam ajo qe per dy mandate qytetari i Pejes me ka besuar e votuar, dhe po perfundoje mandatin me koken larte, me shume pune e angazhim pergjate 8 viteve, e me shume rrespekt nga qytetaret

Une kam dinjitet

Une nuk jam ju

E Albini le te vazhdoj t’ ju besoj

Albini po ju beson grupeve, jo individeve, gjersa grupet po krijojne perqarje ne mes aktivistesh

Ne Vetevendosjen qe njoh une te para shume viteve egzistonte ajo thenia, e cila sot nuk po egziston fatkeqesisht, sepse jane bere shume parazit e sahanlepiresa, se aktivisti i VV-nuk nenshtrrohet, qendron, lufton

Besoja dhe besoj ne aktivistin e denje te VV-se, por jo ne sahanlepiresa, shantazhues, linques

Dikur thuhej se:

Vetevendosje eshte komunitet i njerezve qe refuzojne te nenshtrrohen, e sot fatkeqesisht pak ka te tille

Vetevendosja sot eshte ne pushtet, fale punes me nder te aktivisteve qe me mish e me shpirt ishin Vetevendosje, fale protestave nga ana e tyre, fal djerses se aktivistit, ndersa sot te gjithe po thirren ne VV, me se shumti ata qe punuan kunder VV-se

Suksese e mbaresi per Levizjen Vetevendosje, per aktivistet qe kane punu shume, per aktivistin qe sot eshte edhe pa shkolle, edhe pa pune, edhe i injoruar edhe i harruar nga VV, vetem e vetem pse i qendroje besnik Vetevendosjes e punoj pa perfitim me vite te tera qe ky vend te ec perpara

Suksese e mbaresi

Të ngjashme