Ish-kongresisti amerikan: Taksa po pengon investitorët e huaj në Kosovë

Prishtinë | 11 Shk 2020 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Ish-kongresisti amerikan, Jerry Weller, ka mbajtur një ligjeratë me temën “Politika aktuale amerikane” sot ne kolegjin AAB.

Ai në këtë ligjerat foli edhe për çështjen e taksës, për të cilën tha se është pengesë për investitorët e huaj.

“Kosova ka të ardhme të ndritur ekonomike. Por, tarifa pengon sjelljen e investitorëve të huaj në Kosovë. Për shembull shumë amerikanë duan të investojnë këtu miliona dollarë. Në politikë është më rendësi të bësh miq, qofshin ata demokratë apo republikanë”.

Ish-kongresisti ka uruar fituesit e zgjedhjeve në Kosovë si dhe ka përgëzuar sjelljen e humbësve që e pranuan atë.

Weller që në Kosovë erdhi me ftesë të Odës Ekonomike Amerikane foli para studentëve edhe për rrugëtimin e tij politik kur ishte pjesë e Kongresit Amerikan.

Ai tha se sfidë për të ka qenë gjetja e një balanci në mes qeverisë dhe legjislativit amerikan. 62 vjeçari gjithashtu tha se shteti amerikan do t’i qëndrojë përherë përkrahë Kosovës.

“E inkurajoj qeverinë e re që të përkushtohet në zhvillimin ekonomik dhe të fokusohet në krijimin e vendeve të reja të punës. Serbia ka interes shumë të madh ta njohë Kosovën si shtet shkaku i përfitimeve që mund të sjellë ky veprim i saj”.

“Dhe unë e di se ky shtet nuk ka punuar në të mirë të Kosovës duke ndjekur një fushatë kundërshtuese ndaj këtij shteti të ri, por jam i bindur se puna e Ambasadorit Grenell do të sjellë rezultate”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme