Ekonomia Online
FUNDIT

Ish-kryediplomatja: Kjo është çfarë serbët e denjë lokalë mendojnë për synimet monopolizuese të “Listës Serbe”

Ish-kryediplomatja: Kjo është çfarë serbët e denjë lokalë mendojnë për synimet monopolizuese të “Listës Serbe”

Ish-kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pasi sot në Veri të Kosovës janë shfaqur poster të Milan Radojiçiqit. Ajo ka shkruar se serbët e denjë të Kosovës janë në tension të vazhdueshëm, kërcënim e friksim nga Aleksander Vuçiq dhe kriminelët në Veri të Kosovës, shkruan Express. Haradinaj-Stublla ka shkruar se posterët e sotëm tregojnë atë […]

Ish-kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pasi sot në Veri të Kosovës janë shfaqur poster të Milan Radojiçiqit.

Ajo ka shkruar se serbët e denjë të Kosovës janë në tension të vazhdueshëm, kërcënim e friksim nga Aleksander Vuçiq dhe kriminelët në Veri të Kosovës, shkruan Express.

Haradinaj-Stublla ka shkruar se posterët e sotëm tregojnë atë çfarë serbët lokalë mendojnë për përpjekjen e Listës Serbe për monopolizimin e përfaqësimit politik serb nën urdhrat e Aleksander Vuçiqit dhe tendencës që vazhdimisht të nxit përleshje artificiale etnike.

Decent #Kosovo serbs are in constant tension, threat & intimidation from @avucic’s criminals in the north of Kosovo. This is what they truly think of #ListaSrpska, its attempt to monopolise ??-Serb political representation under #Vucic’s direct orders & its continuous effort to… pic.twitter.com/qN6W5zxNxL

— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) February 3, 2024

Të ngjashme