Ish-ministri serb: Themelimi i njëanshëm i Asociacionit, i rrezikshëm

Prishtinë | 28 Mar 2018 | 15:24 | Nga

Ish-ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka deklaruar se dalja e serbëve nga Qeveria e Kosovës ka qenë e pritur, por ka thënë se themelimi i njëanshëm i Asociacionit të komunave serbe (AKS) do të ishte i rrezikshëm dhe do të mund të çonte në përleshje të reja.

Duke komentuar arrestimin e shefit të Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, Bogdanoviq për mediumin serbe N1 ka thënë se kjo ka qenë përulje për vetën e tij, për Qeverinë e Serbisë, por mbi të gjitha për popullin serb në Kosovë, transmeton Koha.net.

Bogdanoviq mendon se ajo që ka ndodhur të hënën do duhej të kthente vëmendjen,e dhe të brendshme dhe të jashtme, por shton se kemi qenë dëshmitarë të asaj se as në Evropë, e as në SHBA, askush nuk është shqetësuar për këtë.

“Prishtina dëshiron që me çdo çmim të tregojë se ruan sovranitetin në tërë territorin e Kosovës dhe Metohisë, dhe për këtë ata janë ‘motivuar’ nga deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, kur tha se Selakoviq dhe Gjuriq do të shkojnë në Mitrovicë të Kosovës dhe do t’i pëlqente të shihte se kush do t’i ndalonte”, thotë ai.

Sipas tij, aksioni i policisë speciale të Kosovës në veri për të arrestuar Gjuriqin, nuk ka qenë me qëllimin për të marrë veriun e Kosovës dhe ka shtuar se nga viti 2013, nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit, veriu “është integruar në masë të madhe në të ashtuquajturin shtet të Kosovës” dhe se vetëm arsimi dhe shëndetësia nuk janë integruar.

“Kjo ka ndodhur sepse shqiptarët nuk dëshirojnë të bëjnë gabimet si të Millosheviqit, të sulmojnë spitalet e shkollat”, tha Bogdanoviq, transmeton Koha.net.

Ish-ministri serb mendon se dialogu duhet patjetër të vazhdojë, por thekson se ngjarjet e së hënës dhe ato të sotmet, “do të përshpejtojnë implementimin e marrëveshjeve të arritura, veçanërisht AKS-në”.

Ai mendon se veprimet e njëanshme dhe formimi i unilateral i AKS-së, të cilën e paralajmëruan përfaqësuesit e serbëve në Kosovë, “janë të rrezikshme dhe mund të nxisin përleshje të reja”.

Të ngjashme