Ish-presidenti Sejdiu i shqetësuar me ikjen e të rinjve dhe që toka nuk po punohet

Prishtinë | 28 Tet 2022 | 13:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka marrë pjesë në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të veprimtarisë së Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), raporton Ekonomia Online.

Duke folur për fillimet e këtij institucioni ai tha se pa zhvillim ekonomik nuk mund të ketë demokraci.

Ai u shpesh i shqetësuar me ikjen e të rinjve, por edhe me faktin se 40% e tokës në Kosovë nuk po punohet.

“Dy nga sfidat që kanë qenë për njerëzit e Kosovës ka qenë dëshmimi për aftësinë politike dhe ekonomike. Ajo çka e shoh të veçantë është ecja e ndershme në këtë proces të konkurrencës. Pa zhvillim ekonomik nuk mund të ketë demokraci”.

“Përmbi 40% të tokave të Kosovës nuk punohen. Nuk mund të lejohet prishja e akseve rrugore dhe shkuarja dëm e prodhimeve sepse mbyllen tregjet”.

Ish-zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, tha se ndihet krenarë për punën 20 vjeçare që është bërë në Kosovë, duke përmendur investimet e bëra.

“14 vjet shtet çfarë mrekulli kanë ndodhur, e kemi një Kosovë të nxjerrë nga hiri. Kemi dy autostrada më të mirë anë rajon. Një infrastrukturë më moderne në rajon”.

“Unë ndihem krenar që këta 20 vjet lirisë së Kosovës kemi çka i ofrojmë sot atdheut. Vetëm përmes klimës pozitive duke dashur punëtorin mund të arrijmë përpara”.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, foli për bashkëpunimin me AKB-në, duke shtuar s epo punojnë që të rritet prezenca e grave në vendimmarrje.

“Në këtë periudhë po ballafaqohemi me krizë që kërkon fleksibilitet. Në dy ligjet ku ju do të jeni të përfaqësuar që sigurojnë mirëqenie është e rëndësishme të kemi dialog”. 

“Prezenca e fuqisë punëtore e grave dhe vajzave është e domosdoshme. Është përkushtim i yni që bashkë të koordinohemi të rrisim prezencën e grave në vendimmarrje”.

Të ngjashme