Ish-selektori i Kosovës prezent në ceremoninë e varrimit të Sven-Goran Eriksson

Prishtinë | 13 Sht 2024 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Ish-selektori i Kosovës, Albert Bunjaku ka qenë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të legjendës suedeze, Sven-Goran Eriksson.

Albert Bunjaku ka qenë shumë i afërt me të ndjerin, pasi ishte shef i akademisë së hapur nga vetë Eriksson në Suedi.

Sven-Goran Eriksson vdiq më 26 gusht të këtij viti pas një beteje me kancer.

Eriksson gjatë karrierës së tij menaxheriale ishte pjesë e shumë klubeve, por aventura më e famshme e tij qe ajo me kombëtaren e Anglisë.

Ndërkohë, në anën tjetër, Albert Bunjaku ishte po ashtu trajner i kombëtares së Kosovës, pjesë e së cilës ishte deri në vitin 2017.

Aktualisht, Bunjaku është pjesë e Karlstad si trajner i të rinjve, derisa më herët ka qenë edhe trajner i përkohshëm te Kosova U21 dhe si këshilltar te Feronikeli

Të ngjashme