Ish-zëvendësi i ministres Hajdari: Deklarata për reciprocitetin është skandaloze

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëvendësministri në MEPTINS në qeverinë Kurti 1, Edison Jakurti e ka quajtuar skandaloze deklaratën e ish-shefes së tij, Rozeta Hajdari në lidhje me mosvendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Jakurti ka shkruar në Facebook se deklarata e ministres Hajdari është mungesë e të kuptuarit se çka shërben reciprociteti.

“Deklaratë skandaloze. Mungesë e thellë e të kuptuarit se për çka shërben reciprociteti në tregtinë ndërkombëtare. Ai është mjet, nuk është qëllim”, ka shkruar Jakurti.

Sot gjatë ditës, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, deklaroi sot se nuk ka dashur që të vendos menjëherë reciprocitetin me Serbinë por të shfrytëzojë mekanizmat rajonalë që të zgjidhin problemet që ekzistojnë mes dy shteteve.Reklamë

“Kosova nuk është e përfaqësuar mirë (në iniciativa rajonale), Kosova shpeshherë ka sfida duke ditur që kemi një shtet fqinj që gjithmonë i pengon nënshkrimi i Republikës së Kosovës. Por ne së bashku, me bashkëpunimin tonë, do të punojmë që të jemi konstruktivë me të gjitha shtetet fqinje pavarësisht brengave që kemi, sidomos me një nga shtetet fqinje që është kryesore. Nuk kam dashur që të sjellë menjëherë masa të reciprocitetit me asnjë shtet fqinj, jam e interesuar të zgjedhim problemet përmes mekanizmave rajonalë që i kemi tani, duke filluar nga CEFTA, nga Këshilli i Evropës dhe Këshilli Rajonal për Bashkëpunim dhe mekanizma të tjera që mund të na ndihmojnë për zhvillim dhe adresim të të gjitha sfidave në aspektin rajonal”, deklaroi Hajdari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme