Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Pejë një person të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës, i cili tashmë është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit me burgim. Sipas njoftimit zyrtar, aksioni është realizuar rreth orës 09:00 nga zyrtarët e Stacionit Policor në Pejë, me ç’rast është bërë lokalizimi dhe prangosja e personit me inicialet […]
Ishte i dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim për përdorim të armës, arrestohet i kërkuari në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Pejë një person të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës, i cili tashmë është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit me burgim.
Sipas njoftimit zyrtar, aksioni është realizuar rreth orës 09:00 nga zyrtarët e Stacionit Policor në Pejë, me ç’rast është bërë lokalizimi dhe prangosja e personit me inicialet F.B.
I dyshuari ishte i kërkuar me urdhëresë aktive nga organet e drejtësisë për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të të gjitha procedurave të parapara ligjore, i njëjti është dërguar në vuajtjen e dënimit me burgim, në kohëzgjatje prej një viti e tetë muajsh,” thuhet në komunikatën e policisë.
Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë kanë theksuar se mbeten të përkushtuar në zbatimin e vendimeve të gjykatave dhe kapjen e personave që kërkohen nga drejtësia, me qëllim ruajtjen dhe forcimin e rendit e sigurisë publike.

















