Ismaili e Lluka vizitojnë QKUK-në, 3.5 milionë euro për efiçiencë në 16 klinika

Prishtinë | 24 Gus 2019 | 15:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, së bashku me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, kanë vizituar sot Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë përcjellë punën që është duke u bërë në klinikat e QKUK-së në kuadër të projektit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtritshme.

Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës për momentin po rinovohen klinikat e Gjinekologjisë, Emergjencës dhe ORL-së.

Në këtë institucion, ministri Ismaili tha se janë investuar 3.5 milionë euro për 16 klinika.

Atyre u është bërë ndërrimi i dritareve të vjetra me dritare efiçiente, izolimi termik i mureve dhe kulmeve, instalimi i paneleve solare për ujin e ngrohtë sanitarë, si dhe zëvendësimi i kaldajave me lëndë djegëse fosile me kaldaja me biomase.

“Janë 3.5 milionë euro që janë investuar vetëm në QKUK në 16 klinika për t’i transformuar ato në klinika më të dinjitetshme për shërbime mjekësore. Pacientët dhe profesionistët shëndetesorë do të kenë kushte më të mira. Së shpejti do të nis edhe faza e tretë e cila përfshinë edhe klinikat tjera të mbetura dhe kështu QKUK do të kompletohet në tërësi”, ka thënë ministri Ismaili.

Në anën tjetër, ministri i Zhvillimit Ekononomik, Valdrin Lluka, është shprehur i kënaqur me dinamikën e punimeve.

“Jemi këtu me ministri Ismaili për të parë tri objektet e reja që pritet të përfundojnë. Kjo është faza e pestë dhe faza e fundit që përfundon në gjithë buxheti prej 30 milionëve është në përfundim e sipër, ka mbetur vetëm edhe nënshkrimi, jemi duke pritur edhe të drejtën nëse si ministër kemi të drejtë ta nënshkruajmë marrëveshjen finale për rregullimin e të gjitha objekteve”, tha Lluka.

Nga fillimi i këtij projekti deri më sot janë identifikuar 40 ndërtesa spitalore për ndërmarrjen e masave për efiçiencë te energjisë. Deri më tani 35 ndërtesa kanë përfunduar .

Aktualisht vetëm në sektorin e shëndetësisë janë investuar mbi 5 milionë euro në kuadër të këtij projekti.

Të ngjashme