Ismaili: Në listën e re të barnave janë përfshirë trajtimet për fëmijët me fibrozë cistike

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se me revidimin e listës së re të barnave Esenciale, është përfshirë edhe sigurimi i produkteve për trajtimin e sëmundjes me Fibrozë Cistike.

Postimi i plotë:

65 trëndafila ?? në parkun e Klinikës së Pediatrisë për 65 mundësi të reja për një jetë më të mirë për fëmijët ?me Fibrozë Cistike. I prekur thellë, por edhe shumë i lumtur me entuziazmin dhe pozitivitetin që kanë për jetën këta fëmijë të mrekullueshëm përkundër sfidave më të cilat ballafaqohen. Në Revidimin e Listës së re të barnave Esenciale ne kemi përfshirë edhe produkte për trajtimin e kësaj sëmundjeje, që të lehtësojmë barrën madhe financiare që kanë familjet e të prekurve. Është obligim i yni si institucione që të bëjmë edhe shumë më shumë sesa qe kemi bërë deri më sot që këta fëmijë të mos e ndalin buzëqeshjen dhe të vazhdojnë të jenë burim frymëzimi ngado që shkojnë. ❤️❤️

Image may contain: 6 people, people standing, child, shoes and outdoor
Image may contain: 4 people, people smiling, people standing, child and outdoor

Të ngjashme