Istrefi: Pranuan vendimin nga Rregullatori lidhur me raportin me MVNO-në

Prishtinë | 25 Sht 2019 | 18:48 | Nga Ekonomia Online

Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi ka njoftuar se kanë pranuar vendimin nga Rregullatori lidhur me raportin me MVNO-në.

Ai ka thënë se Menaxhmenti i Telekomit të Kosovës është i përkushtuar që të zbatohet ky vendim në përpikmëri.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Sot, pranuam vendimin nga Rregullatori lidhur me raportin me MVNO-në, Menaxhmenti i Telekomit të Kosovës është i përkushtuar që të zbatohet ky vendim në përpikmëri.

Të dashur konsumatorë,

Ju siguroj se procesi do të menaxhohet me kujdes të shtuar që asnjëherë të mos ndikojë në cilësi dhe vijimësi të shërbimit!

Telekomi i Kosovës ju garanton se tutje do të punojmë me përkushtim në përmirësimin e shërbimeve gjatë ditëve në vijim!

Të ngjashme