Italia kërkon nga Britania të strehojë 141 migrantë të shpëtuar

Prishtinë | 13 Gus 2018 | 13:00 | Nga

Ministri italian i Transportit, Danilo Tonielli, ka thënë se Britania duhet të pranojë 141 migrantë të shpëtuar nga një anije që lundron nën flamurin e territorit britanik të Gjibraltarit, transmeton AP.

Italia vazhdon të refuzojë ankorimin e anijeve që drejtohen nga grupe humanitare, andaj Tonielli ka thënë të hënën përmes një postimi në Twitter se, Britania duhet të marrë përgjegjësinë për migrantët në anijen Aquarius, që drejtohet nga grupe humanitare franceze.

Tonielli ka thënë se shpëtimi është koordinuar nga rojet e bregdetit të Libisë dhe se anija tani gjendet në ujërat e Maltës.

Grupet franceze, SOS Mediterranee dhe Mjekët pa Kufij u kanë bërë thirrje kombeve evropiane për të identifikuar një port të sigurt, ashtu që 141 migrantët e shpëtuar në dy operacione të premten të vendosen në ndonjë shtet.

Shumica e migrantëve janë nga Somalia dhe Eritrea, duke përfshirë 67 të mitur pa shoqërimin e askujt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme