Qeveritë e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë janë marrë vesh që të takohen përsëri. Ishte paraparë që mbledhja e përbashkët të ndodhte këtë të premte por kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka treguar se kjo mbledhje është shtyrë. “Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen […]
Ja në çfarë date do të mbahet mbledhja e përbashkët Kosovë – Shqipëri

Qeveritë e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë janë marrë vesh që të takohen përsëri.
Ishte paraparë që mbledhja e përbashkët të ndodhte këtë të premte por kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka treguar se kjo mbledhje është shtyrë.
“Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”, ka thënë ai në rrjetin social Facebook.













