Jane Fonda thotë se e ka mbyllur “kapitullin” e seksit

Prishtinë | 09 Maj 2018 | 16:21 | Nga

Filmi i ri i Jane Fonda “Book Club” tregon historinë e katër grave të shtyra në moshë që janë beqare dhe që përjetojnë një zgjim seksual pas leximit të librit “Fifty Shades of Grey” (50 Hijet e Greit) në klubin e tyre të leximit.

Por sipas aktores, ky kapitull – kapitulli i seksit, në jetën e saj është tashmë i mbyllur.

“Unë nuk jam duke dalë në takime dashurie më por e kam bërë një gjë të tillë deri para disa vjetësh”, ka thënë Fonda për Extra në premierën e filmit në Los Angeles.

“Unë jam 80 vjeçare. Unë e kam mbyllur “dyqanin” atje poshtë”, ka vazhduar tutje ajo, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa duke folur për filmin ku luan përkrah yjeve Diane Keaton, Mary Steenburgen dhe Candice Bergen, Fonda tha se “flet për gjëra të rëndësishme si miqësia dhe seksi”.

“Për gratë më në moshë është krejt në rregull që t’i kenë të dyja, edhe miqësinë edhe seksin”.

Steenburgen kishte folur për këtë komendi më herët duke thënë se “libri kthehet në një katalizator që kthen jetën e të gjithëve mbrapsht”.

“Ne të gjitha fillojmë të flasim në të vërtetë për burrat, seksin dhe se si ndihemi me trupat tanë”.

Ajo ka shtuar se ishte shumë këndshëm të takonte njerëz që ka shumë gjëra të përbashkëta për të folur derisa ka pranuar se në të vërtetë nuk e ka lexuar librin “Fifty Shades of Grey” me detaje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme