Ekonomia Online
FUNDIT

Janina Ymeri: Që nga maji 2025 janë rritur çmimet mbi 4%, po përballemi me opsionet paguaj ose ik

Janina Ymeri: Që nga maji 2025 janë rritur çmimet mbi 4%, po përballemi me opsionet paguaj ose ik

Janin Ymeri nga LDK ka thënë se që nga maji i vitit 2025, rritja e çmimeve ka qenë vazhdimisht mbi 4%. Ymeri ka shkruar se për çdo 1 mijë euro të shpenzuara gjatë 2025-ës, gjatë këtij viti do të shtohen edhe 53 euro për ta mbajtur Kosovën “me qeveri të suksesshme”. Sipas Ymerit, e cila […]

 Që nga Maji 2025, rritja e çmimeve nuk ka qenë asnjë muaj më pak se 4%. Në dy muajt e fundit, ishte 5.3%.

Për çdo 1000 Euro të shpenzuara vitin e kaluar, këtë vit ja shton 53 Euro për me mbajt Kosovën “me qeveri të suksesshme”.

Po pse kjo nuk i pengon qeverisë?

Se sa më shumë çmimet e larta, aq më shumë para në Doganë për t’u përdorur tutje si karramele transfere 100she, e tenderë me negociata.

Krejt kjo bëhet paralelisht në ndërkohë që ne mendohemi a të paguajmë çmimet a të ikim.

Cilado zgjidhje (paguaj ose ik), i përshtatet Kryeministrit edhe kabinetit deri atëherë kur ne refuzojmë miratimin në heshtje të varfërisë.

Të ngjashme