Hilmi Jashari: Të akuzuarit për sulmin në Banjskë mund të gjykohen edhe në mungesë, s’ka pengesa

Prishtinë | 23 Mar 2024 | 09:30 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-avokati i Popullit, Hilmi Jashari, thotë për Ekonomia Online se terroristët e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë mund të gjykohen edhe në mungesë dhe se për këtë nuk ka fare pengesa.

Krahas tre të dyshuarve që janë në paraburgim nga 24 shtatori i vitit të kaluar, Jashari thekson se të tjerët që nuk janë arrestuar mund të gjykojnë në mungesë. Këtë, thotë se e lejon Kodi i Procedures Penale.

Ai ka lavdëruar edhe institucionet e drejtësisë për punën që e kanë bërë në këtë rast.

“Në fakt është edhe e pritshme kur kemi parasysh rolin e Serbisë edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare mirëpo edhe në Kosovë, por përndryshe edhe përkrahja së paku ndaj informacioneve që kemi mundur me i pa në publik, për organizimin për shtetin dhe logjistike të këtij grupi mirëpo për mua është shumë e rëndësishme se çfarë kanë bërë autoritetet e Kosovës dhe çfarë janë duke bërë në lidhje me këtë rast që procedohet. E para sigurisht se është niveli i zhvillimeve për këtë çështje dhe e di që është ende në proces nga ana e prokurorisë për të përmbyll si hetim penal dhe e dyta është procedimi i saj pastaj mbi bazën e kodit penal të Kosovës”, u shpreh Jashari për EO.

Jashari e sheh të arsyeshme që të përfundojë sa më shpejt gjykimi në mungesë i tyre, pasi kështu i hapet rrugë edhe mundësisë që Kosova të kërkojë ekstradim nga ndonjë shtet evropian.

“Mendoj që Kosova ka bërë një ndryshim të këtij kodi pas ca kohësh me të cilin ka institucionalizuar gjykimin në mungesë. Unë mendoj që nuk ka asnjë pengesë që ky rast të procedohet tamam në institucionet tona, në gjykatat tona penale për të marrë një vendim përfundimtar lidhur me ketë çështje në pajtim më këtë mekanizëm më institucional që e njohin edhe shumë shtete të Këshillit të Evropës. Bëhet fjalë për gjykimin në mungese prandaj një proces i tillë do duhej të organizohej patjetër, dhe që përmbyll këtë proces e pastaj pjesa tjetër niveli ndërkombëtare duhet shqyrtuar me kujdes sepse ndërkohë ka pasur raste për shembull në gjykatat evropiane që janë thelluar me ankesën ndërshtetërore… përndryshe unë mendoj që në Kosovë duhet të shtjellohen edhe hetimi penal edhe procedimi pastaj në procedurë të rregullt penale duke përdorur mekanizmin në fuqi gjykimi në mungesë e që s’paraqet asnjë pengesë që kjo të realizohet në aspektin ligjor e juridik”, u shpreh tutje Jashari.

Të ngjashme