Dita e hënë do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 12°C deri në 17°C, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 29°C deri në 34°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 3 m/s.