Jep dorëheqje presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim

Prishtinë | 07 Jan 2019 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Jim Yong Kim ka dhënë dorëheqje nga posti i kreut të Bankën Botërore duke lënë të tronditur bashkësinë ndërkombëtare.

Ai zyrtarisht do të qëndrojë në këtë post deri më 1 shkurt, përpara mbarimit të mandatit të tij që e kishte deri më 2022, njofton Klan Kosova.

Organizata me bazë në Uashington është njëra ndër donatorët më të mëdhenj në zhvillimin e vendeve në mbarë botën.

Banka Botërore ka qenë donatore e infrastrukturës përgjatë Azisë, Afrikës dhe Amerikës Jugore, shkruan The Guardian.

Burime pranë Bankës thanë se vendimi i Kim ka qenë “personal”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme