John Bolton së shpejti do ta takojë Vladimir Putinin

Prishtinë | 19 Tet 2018 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari për siguri kombëtare në Shtetet e Bashkuara, John Bolton, pritet ta vizitojë Moskën me 22-23 tetor të këtij viti, me ç’rast do ta takojë edhe Presidentin rus, Vladimir Putin.

“Ne jemi duke përgatitur një takim me presidentin Putin dhe presim që takimi të zhvillohet”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Gjatë qëndrimit në Moskë, John Bolton gjithashtu do ta takojë ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe sekretarin e Këshillit të Sigurimit, Nikolai Patrushev.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme