Joseph: Kosova të nisë menjëherë formimin e Asociacionit, shtyrja shton rreziqet

Prishtinë | 26 Mar 2023 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Ka kaluar vetëm një javë prej që u arrit Marrëveshja e Ohrit dhe konfuzioni vazhdon të jetë i madh, por debati për të edhe më i madh. Lidhur me këtë çështje, ka folur profesori amerikan Edward P. Joseph, i cili ka thënë se Kosova duhet të nis menjëherë formimin e Asociacionit, sepse shtyrja sipas tij shton rreziqet.

Ai ka folur edhe për obligimet e BE-së dhe ShBA-ve në zbatimin e marrëveshjes dhe për temën më të diskutuar në Kosovën, Nenin 7 dhe obligimin për ta formuar Asociacionin.

“E para, Marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit janë ligjërisht obliguese. Ka shumë përfitime të rëndësishme për Kosovën, që është dëmtuar rëndë nga status quo-ja. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet ta kuptojnë se: vetëm Serbia përfiton nga status quo-ja. Qytetarët e Kosovës, edhe shqiptarët por edhe serbët, nuk përfitojnë.

E dyta, sa i përket obligimeve të Nenit 7 që përmban “vetëmenaxhimin për komunitetin serb në Kosovë”, me pak karakteristika të tilla si mbështetja financiare nga Serbia dhe komunikimi direkt me Qeverinë e Kosovës. Neni 7 kërkon që Kosova të “nis menjëherë negociatat” mbi vetëmenaxhimin, duke përmendur “marrëveshjet e kaluara të dialogut.”

Prandaj, protestuesit dhe kritikët në Kosovë duhet t’i pranojnë këto dy pika. Kosova është e obliguar për këtë çështje… dhe Kosova ka shumë për të fituar nga Marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit.”

Po, a ka rreziqe për Kosovën sa i përket zbatimit të “vetëmenaxhimit” apo “Asociacionit”, siç është përshkruar më 2013 dhe 2015?

“Secili është i vetëdijshëm për rrezikun e “Republika Srpskas”. Ne duhet ta pranojmë që qëllimet e Serbisë mbi ‘Asociacionin’ nuk janë nxitur nga dëshira për të përmirësuar jetën e qytetarëve serbë në Kosovë… sepse Beogradi refuzon ta pranojë se ata janë qytetarë të Kosovës në rend të parë.

Asociacioni ka qenë një taktikë e mirë e shtyrjes në dialog, duke lejuar Beogradin që të thotë “mos na fajësoni neve!” Është Kosova ajo që refuzon të zbatojë Asociacioni. Mbani mend, i shkon Serbisë për shtat që ta mbajë situatën siç është, me Kosovën të izoluar.

Me Marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit, situata tashmë ka ndryshuar. Përpara, Kosovës i kërkohej të zbatonte Asociacionin për përfitime të paqarta e të pacaktuara në fund. Tash, Kosova pritet të marrë përfitime të qarta duke ecur përpara.

ShBA-ja insiston që vetëmenaxhimi apo Asociacioni do të jetë strikt në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, dhe jo pengesë në ndonjë formë për funksionalitetin e saj. Koncepti bazë i ShBA-ve dhe BE-së është për një numër të caktuar komunash që të koordinojnë kompetencat ekzistuese. Poenta ime në Foreign Policy ishte që ShBA-ja – që i bëri presion Kosovës vazhdimisht në këtë gjë – obligohet të sigurojë që vetëmenaxhimi apo Asociacioni është legal, korrekt dhe funksional.

Prandaj, po, ka rreziqe, dhe ka edhe përfitime. Kosova duhet të lëviz shpejt dhe kujdesshëm në këtë punë. Ka po ashtu rreziqe të mëdha nëse nuk ecet përpara me Asociacionin – me Kosovën që mund të fajësohet për pengimin e Marrëveshjes prej fillimit.

Ka një rrezik më të madh e krejt të anashkaluar te i cili kam vënë gishtin, te sovraniteti i Kosovës. Do ta adresoj këtë çështje në fund të intervistës.”, tha ai për Nacionalen.

Të ngjashme