Kadetët e rinj të FSK-së realizojnë me sukses marshimin 10 kilometërsh

Prishtinë | 25 Shk 2023 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Kadetët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës këtë të shtunë kanë realizuar me sukes sfidën e marshimit prej 10 kilometrave.

Këtë e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, teksa tha se është i impresionuar me vendosmërinë e kadetëve të rinj.

“Kadetët tanë të rinj realizojnë me sukses të lartë sfidën e marshimit 10 kilometërsh. Vendosmëria dhe përkushtimi i udhëheqësve tanë të ardhshëm ushtarak nuk pushon së impresionuari. Vazhdoni të ma bëni krenar liderët tanë të ardhshëm sepse e ardhmja jeni ju”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Të ngjashme