Kadrijaj–Kurtit: S’mund të shkarkoheni prej përgjegjësisë me shkarkimin e u.d të kryeinspektorit shëndetësor

Prishtinë | 23 Dhj 2022 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se kryeministri Kurti nuk mund t’i ikë përgjegjësisë nga rasti i fundit me foshnjën në Spitalin e Pejës duke e shkarkuar ushtruesin e detyrës së kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor.

“Kryeministër, ju e keni gjetur viktimë ushtruesin e detyrës së kryeinspektorit. Nuk mund të shkarkoheni prej përgjegjësisë me shkarkimin e tij. Shkarkoje ushtruesen e detyrës së ministres, sepse kryeinspektori nuk e ka asnjë përgjegjësi”, tha ajo gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Kosovës.

Të ngjashme