Ekonomia Online
FUNDIT

Kadrijaj pas ndërprerjes së seancës: Qeveria Kurti po rrezikon rendin kushtetues

Deputetja e zgjedhur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës së 51-të për konstituimin e Kuvendit, raporton Ekonomia Online. Ajo paralajmëroi se afati kushtetues po afrohet dhe përgjegjësia bie mbi Qeverinë Kurti. “Ora po ecën, ka mbetur vetëm një seancë brenda afatit 48-orësh. Qeveria Kurti duhet ta formojë […]

Deputetja e zgjedhur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës së 51-të për konstituimin e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Ajo paralajmëroi se afati kushtetues po afrohet dhe përgjegjësia bie mbi Qeverinë Kurti.

“Ora po ecën, ka mbetur vetëm një seancë brenda afatit 48-orësh. Qeveria Kurti duhet ta formojë Kuvendin, përndryshe do ta shkelë Kushtetutën dhe do cenojë rendin kushtetues”, tha Kadrijaj.

Në fund të fjalimit të saj, ajo shtoi: “Zoti e bekoftë këtë popull dhe e ruajtë prej Albin Kurtit”.

Të ngjashme