Me 80 vota për ka kaluar marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për trajtimin e ujërave të zeza në Ferizaj, raporton Ekonomia Online.
Në mungesë të ministrit Hekuran Murati, prezantimin e këtij projektligji e bëri ministri Arben Vitia, i cili tha se kjo marrëveshje ka synim për të avancuar zhvillimin e vendit për një mjedis të pastër.
“Kjo marrëveshje është negociuar dhe finalizuar në kuadër të përpjekjeve të Kosovës për të avancuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe në linjë me programin e qeverisë dhe vizionin për infrastrukturë të integruar në harmoni me mjedisin e pastër”, tha Vitia.