Kalon mocioni i LDK-së, Kurti rrëzohet me 82 vota të deputetëve

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 22:56 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës, me shumicë votash, miratoi mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Pas një debati që ka nisur rreth mesditës, për rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit Kurti votuan 82 deputetë; shumica e deputetëve nga LDK-ja dhe partitë opozitare.

Kundër votuan 32 deputetë. Deputetëve të Vetëvendosje iu është bashkuar dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani. Ajo ka thënë se nuk do të votojë asnjë mocion “që e kthen PAN-in në Qeveri”.

Ndërsa dy deputetë (të LDK-së) abstenuan.

Qeveria Kurti e mori detyrën vetëm para 51 ditësh.

Të ngjashme