Ekonomia Online
FUNDIT

Kaluan ilegalisht kufirin, dy shtetasve serb iu ndalohet hyrja në Kosovë për një vit

Kaluan ilegalisht kufirin, dy shtetasve serb iu ndalohet hyrja në Kosovë për një vit

Policia e Kosovës, me vendim të organeve të drejtësisë, ka dëbuar dy shtetas të Serbisë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës. Po ashtu, të dyve iu është ndaluar hyrja në vendin tonë për një vit. Në rastin e parë, i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Republikës së Serbisë ka kaluar kufirin në […]

Policia e Kosovës, me vendim të organeve të drejtësisë, ka dëbuar dy shtetas të Serbisë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës. Po ashtu, të dyve iu është ndaluar hyrja në vendin tonë për një vit.

Në rastin e parë, i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Republikës së Serbisë ka kaluar kufirin në mënyrë ilegale dhe për këtë në procedurë të shpejtë ka dalë para gjyqtarit. Me vendim të gjykatës i dyshuari është dëbuar nga Republika e Kosovës dhe të njëjtit iu është vënë ndalesa për hyrje në territorin e Republikës së Kosovës për 12 muaj.

Në rastin e dytë, është raportuar se dyshuara femër rome shtetase e Serbisë me vendim të prokurorit është depërtuar përmes pik kalimit kufitar Dheu i Bardhë dhe i është dorëzuar prindit të saj pasi që e njëjta kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë. Të njëjtës i është lëshuar vendimi për largim me forcë , ndalim hyrje në Republikën e Kosovës për një vit.

Të ngjashme