Kamerat e sigurisë kapin momentin e fundit të Mateos para së të vritej nga Klodian Çalamani

Prishtinë | 17 Nën 2021 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Një kamerë sigurie në rrugën ku jetonte banori dhe viktima ka fiksuar momentet e fundit gjallë të Mateos. I veshur me një xhup të kuq dhe mbi biçikletë 8-vjeçari shihet teksa lëviz në rrugën përpara shtëpisë së tij.

Më pas Mateo është futur në shtëpinë e Klodian Çalamanit dhe prej andej nuk doli dot më i gjallë. 38-vjeçari me prirje kriminale, siç thonë banorët, e vrau më kazëm dhe më pas e groposi në oborrin e banesës së tij.

Familja e Mateos, nisën kërkimet kur djali i tyre nuk u kthye në shtëpi, por policia e gjeti atë të groposur në oborrin e Çalamanit. Ky i fundit tashmë është arrestuar, ndërsa Mateo mes lotësh dhe dhimbje është përcjell për në banesën e fundit.

Të ngjashme