Kampionati Evropian i Xhudos për Senior do të mbahet në Zagreb të Kroacisë prej datës 25 deri me 27 prill të këtij viti. Sipas njoftimit nga Federata e Xhudos së Kosovë nga Kosova do të garojnë këta xhudistë: Distria Krasniqi (-52 kg) Flaka Loxha (-57 kg) Akil Gjakova (-73 kg) Dardan Cena (-73 kg) Loriana […]
Kampionati Evropian i Xhudos mbahet me 25-27 prill, nga Kosova garojnë këta xhudistë

Kampionati Evropian i Xhudos për Senior do të mbahet në Zagreb të Kroacisë prej datës 25 deri me 27 prill të këtij viti.
Sipas njoftimit nga Federata e Xhudos së Kosovë nga Kosova do të garojnë këta xhudistë:
Distria Krasniqi (-52 kg)
Flaka Loxha (-57 kg)
Akil Gjakova (-73 kg)
Dardan Cena (-73 kg)
Loriana Kuka (-78 kg)
“Distria dhe Flaka ndeshen ditën e parë kurse ditën e dytë ndeshet Akili dhe Dardani, Loriana ndeshet ditën e tretë.
Në këtë kampionat marrin pjesë 47 shtete, me 427 garues, 240 meshkuj dhe 187 femra.
Ekipi kosovar është nën udhëheqjen e trajnerit dhe selektorit Driton Kuka dhe trajnerës Majlinda Kelmendi”, thuhet në njoftim.














