Kancelarja Merkel në Shkup për të inkurajuar suksesin e referendumit

Prishtinë | 08 Sht 2018 | 10:01 | Nga

Kancelarja gjermane, Angela Merkel qëndron të shtunën të Maqedoni. Vizita e kancelares Merkelvlerësohet si historike, për shkak të momentit në cilin ndodhet vendi.

Maqedonia më 30 shtator voton në referendum për Marrëveshjen me Greqinë, nga e cila edhe varet integrimi në NATO dhe Bashkimin Evropian. Suksesi i referendumit hap rrugën për anëtarësimin në Aleancë nga e cila edhe ka marrë ftesën ndërsa që të nisë edhe bisedimet për anëtarësimin në BE.

Gjatë takimeve të kancelares gjermane me drejtuesit e institucioneve në Shkup, pikërisht rëndësia e suksesit të referendumit do të dominojë agjendën e bisedimeve.

Kancelarja gjerman është takuar disa me kryeministrin Zoran Zaev, në kuadër të disa tubimeve ndërkombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme