Kapet i dyshuari për grabitje në tentativë në Gjinoc të Suharekës

Prishtinë | 17 Kor 2018 | 15:58 | Nga

Pas një hetimi dymujor nga hetues rajonalë është arritur që të identifikohet vendqëndrimi i të dyshuarit B. B., i cili ishte në arrati që nga 19 maji, transmeton Koha.net.

Ai në bashkëpunim edhe me të dyshuar të tjerë, rreth orës 22:30 minuta të asaj dite kishte tentuar të kryej grabitje në një shtëpi në fshatin Gjinoc të Suharekës.

Për t’i ikur ndjekjes policore i dyshuari kishte marrë me qira një banesë në “Breg të Diellit”, njofton Policia në Prizren.

Gjatë bastisjes së banesës janë gjetur dhe sekuestruar një kallashnikov me pesë karikatorë me gjashtëdhjetë fishekë; një pistoletë e zezë e kalibrit 7.65 mm me pesë fishekë; një maskë e zezë; një sprej “AMERICAN NATO”; tri parë pranga plastike; çelësa të automjetit e gjësende tjera me interes për hetime, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me gjetjet është informuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet nën masën e arrestit policor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme