Kapet me heroinë, arrestohet 45 vjeçari në Kavajë

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Finalizohet operacioni policor i koduar “Çiklisti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Policia ben me dije se ka arrestuar shtetasin L. M., 45 vjeç, banues në Kavajë.

“Ky shtetas gjatë momentit që po qarkullonte me biçikletë në lagjen Nr. 3 Kavajë është ndaluar nga shërbimet e Policisë dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar i janë gjetur disa doza me heroinë”- njofton policia.

NJOFTIMI  

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 125 gr heroinë, lekë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, biçikletë dhe sende të tjera.

Në pranga një 45vjeçar.

Seksioni për parandalimin dhe hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative finalizoi operacionin policor të koduar “Çiklisti”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

L. M., 45 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas gjatë momentit që po qarkullonte me biçikletë në lagjen Nr. 3 Kavajë është ndaluar nga shërbimet e Policisë dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar i janë gjetur disa doza me heroinë. Në vijim është ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku janë gjetur doza të tjera me heroinë, një sasi lekësh e sende të tjera.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 125 gr lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 36 700 lekë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, biçikletë, 2 aparate celulare, 2 karta banke dhe një peshore elektronike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme