Policia kap në flagrancë tre persona me mbi 1 kilogramë heroinë

Prishtinë | 16 Jan 2021 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre të dyshuar meshkuj pasi që të njëjtit janë zënë duke bërë shit-blerje të narkotikëve.

Policia tek të dyshuarit ka gjetur 1.288 kilogramë heroinë, dy peshore digjitale, një kallash, pesë fishek dhe 295 euro para të gatshme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

“Pas një pune hetimore janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dy prej tyre janë zënë në flagrancë duke bërë shit-blerje të narkotikëve, njëri nga ta ka tentuar të ikë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka siguruar nga gjyqtari urdhrin verbal për bastisjen e shtëpive të të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar 1.288 kg (një kilogram e dyqind e tetëdhjetë e tetë gram) substancë narkotike e dyshuar e llojit heroinë, dy peshore digjitale, një AK 47 me një karikator dhe pesë fishekë si dhe 295 € para të gatshme. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme