Kaplohet nga zjarri një veturë me targa të huaja në autostradë

Prishtinë | 26 Mar 2024 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Një veturë me targa të huaja është raportuar se është djegur tërësisht në autostradën në Obiliq.

Sipas të dhënave, përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Njoftimi i plotë:

“Obiliq / 25.03.2024 – 21:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në lëvizje në autostradë, vetura e tij me targa të huaja papritmas është kapluar nga zjarri dhe më pas është djegur tërësisht. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe zjarrfikësit. Perveq dëmeve materiale nuk eshte raportuar per te lenduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti procedohet ne procedure te rregullt”.

Të ngjashme