Ekonomia Online
FUNDIT

Katër gjuetarë serbë arrestohen brenda territorit të Kosovës

Katër gjuetarë serbë arrestohen brenda territorit të Kosovës

Katër gjuetarë serbë janë arrestuar dje në fshatin Sfircë, brenda territorit të Kosovës. Radio Televizioni i Kosovës (RTK) referuar burimeve të saja, shkruan se fillimisht trupat e KFOR-it e kanë njoftuar Policinë e Kosovës për rastin, dhe më pas është kryer arrestimi. Të arrestuarit aktualisht ndodhen në mbajtje, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e hyrjes […]

Katër gjuetarë serbë janë arrestuar dje në fshatin Sfircë, brenda territorit të Kosovës.

Radio Televizioni i Kosovës (RTK) referuar burimeve të saja, shkruan se fillimisht trupat e KFOR-it e kanë njoftuar Policinë e Kosovës për rastin, dhe më pas është kryer arrestimi.

Të arrestuarit aktualisht ndodhen në mbajtje, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e hyrjes së tyre në territorin e Kosovës dhe aktivitetet që ata po kryenin në zonë.

Të ngjashme